Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku është lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili tha se pas lëndimit, personi ka vazhduar të marrë trajtim mjeksor.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një vetaksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës.Nga informatat e para bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë ndërkohë që një person ka vazhduar të marrë trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, u shpreh ai.
Tutje, Borovci bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.