Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili është i dyshuar për plagosjen e një personi në Fushë Kosovë, në nëntor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të Policisë, është arrestuar Sh.Gj 39 vjeç.
Pas arrestimit të njëjtin policia e ka paraqitur para gjykatës kompetente me ç’rast i është shqiptuar masa e sigurisë me paraburgim prej 30 ditësh.
Aktualisht ndaj tij dyshimet janë ngritur për veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.