Njësia e Reagimit të Shpejtë së bashku me njësitë tjera të Policisë zhvilluan bastisje në dy lokacione në Prizren, në një shtëpi dhe një një lokal, me ç’rast në lokal janë kapur rreth 10 kilogramë marihuanë.
Fqinj afër lokalit ku u gjet droga kanë thënë se bastisja në këtë lokal u krye rreth orës 16:30 dhe deri më tani është prangosur një person.
Mësohet se droga u kap në bodrumin e lokalit që gjendet afër xhamisë Bajrakli të Prizrenit.
I dyshuari tashmë është dërguar në stacion policor, ku pritet të intervistohet nga hetuesit.