Policia në Gjilan sot arrestuar në një kafiteri në Gjilan të dyshuarin e kërkuar B.A (i lindur më 1980).
I arrestuari kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan - i dënuar me burg efektiv 1 vit e 6 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.