5 të lënduar nga aksidenti në Kaçanik, dërgohen në emergjencën e Ferizajt

Kronikë e zezë

5 të lënduar nga aksidenti në Kaçanik, dërgohen në emergjencën e Ferizajt

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Meida pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku te Fusha e Pajtimit në Kaçanik.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se në aksident janë të përfshira dy vetura, ku si pasojë lëndime kanë marrë pesë persona.

Të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Sot rreth orës 16:22  është raportuar një rast aksident komunikaciomi me lëndime , ne rrugën magjistrale Ferizaj Kaçqnik , tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit . Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete të udhërarëve. Si pasojë e këtij akaidenti veç dëmeve të shkatuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrên Emergjente në Ferizaj. Lidhur me rastin ,veç njësive policore  janë angazhuar auto ambulanc dhe Zjarrfikësit. Policia Rajonale e Komunikacionit të Ferizajt po e heton rastin“, tha Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat