Një person në lagjen nr. 15 në Durrës po kërcënon se të hidhet nga kati i sipërm i banesës së tij.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po mundohet të negociojë me të.
Mësohet se personi është i moshës 40-45 vjeç.
Dyshohet se ai e ka marrë këtë akt ekstrem pasi ka pasur një konflikt me familjarët e tij, duke thyer edhe disa orendi në shtëpi.
Momentalisht ai ndodhet në katin ë 3-të të banesës së tij, ndërsa efektivet kanë rrethuar banesën, por po hezitojnë të hyjnë brenda, pasi personi kërcënon se do të hidhet nga çatia.