Hajnat në aksion, për një ditë kryhen tre vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Hajnat në aksion, për një ditë kryhen tre vjedhje të rënda

Më: 31 janar 2022 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është raportuar për tre raste të vjedhjes së rëndë.

Këto vjedhje janë raportuar në qytetin e Lipjanit, Gjakovës dhe Zubin Potokut.

Ndërkohë që bëhet e ditur se deri më tani janë arrestuar tre persona për vjedhjen në Gjakovë, kurse të tjerët janë ende në kërkim.

Sipas raportit të policisë hajnat dyshohet se kanë vjedhur telefona, stoli ari, amdhues zëri, vegla pune dhe para.

Më poshtë gjeni detajet nga Policia:

Lipjan 30.01.2022 ─ NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur me forcë ka hyrë në shtëpinë e tij, dhe kanë vjedhur tetë (8) telefona të ndryshëm dhe stoli ari të ndryshme . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori.

Gjakovë 30.01.2022 – 11:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në cilësinë e provave janë konfiskuar zmadhues zëri, vegla pune dhe shtatë tepih. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Zubin Potok 27-30.01.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona deri më tani të panjohur ka hyrë në objekt dhe në arkë kanë vjedhur para të gatshme t. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat