Përplasi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë

Kronikë e zezë

Përplasi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë

Më: 31 janar 2022 Në ora: 10:26
Pamje nga aksidenti

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 24-vjeçarin i cili aksidentoi një 26-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të bluve, u bë arrestimi i shtetasit A. T., 24 vjeç,  për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit."

Ky shtetas në rrugën "Shahin Doçi", ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin. 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas të drejtuesit të mjetit.

Shërbmet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat