Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar dy persona në Rahovec, pasi të njëjtit nën ndikim të alkoolit, nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë që të dalin nga një lokal ku një patrullë policore po asistonte inspektorët e AUV-it.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit ka përdorur edhe thikën, duke iu shkaktuar lëndime trupore policëve që ishin në detyrë.
“Të njëjtit kanë sulmuar personat zyrtar ( policët). ku njeri nga të dyshuarit ka përdor mjet të mprehtë. (Thikë) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec”, thuhet në komunikatë.
Tre zyrtarët policor kanë pranuar ndihmën mjekësore.
Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, të dyshuarit ndalohen për 48 orë.