​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të dollarëve në Prizren

Kronikë e zezë

​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të dollarëve në Prizren

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë në tentativë.

I pandehuri L.B., në periudhën kohore tetor 2019 deri 20.01.2020 në shtëpinë e tij dhe në garazh në Hoqë e Qytetit – Komuna e Prizrenit, tenton të prodhojë para të falsifikuara të valutës 50 dollarë amerikanë. 

Ai kishte përgatitur që në një letër të formatit A4 të printohen 4x50 dollarë. Nëse merret numri i letrave që është 500 copë në një paketë, ajo arrin shumën rreth 100.000 dollarë në një paketë, dhe nëse merret numri prej 7 paketave të letrës të cilët janë konfiskuar dhe ishin përgatitur për printim, ato do të kishin arritur shumën 700.000 dollarë të falsifikuara. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat