Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohet një person

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur  në autostradën “Arbër Xhaferi”, në kilometrin e pestë Veternik-Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, në kilometrin e pestë Veternik-Lipijan”.

“Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident), si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat