Kaçanik: Arrestohet 30 vjeçari i kërkuar nga policia

Kronikë e zezë

Kaçanik: Arrestohet 30 vjeçari i kërkuar nga policia

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet U.R (M/K), i moshës 30 vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat