Një 39-vjeçar sot është lënduar pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në lagjen “Mati” në Prishtinë, derisa ishte duke punuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se punëtori që u lëndua është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.
Për këtë rast, sipas Policisë, me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme”.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
“Personi i lënduar, L. Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”.
Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .
Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.