Policia konfiskon armë dhe fishekë në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon armë dhe fishekë në Prishtinë e Fushë Kosovë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 08:58
Policia konfiskon armë dhe fishekë në Prishtinë e Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë dhe fishekë në dy lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Sipas raportit thuhet se në fshatin Mramor të Prishtinës, policia ka konfiskuar një pistoletë dhe 13 fishekë.

Gjithashtu edhe në Fushë Kosovë policia ka konfiskuar një pistoletë dhe tre fishekë.

Rastet e plota:

 Fsh. Mramor, Prishtinë 02.02.2022 – 16:30. Më 05.02.2022 gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një  pistoletë me 13  fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon  procedurë të rregullt.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  05.02.2022 – 16:30 Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 3 fishekë. I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit është shoqëruar në  stacion policor dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat