Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Kamenicë

Kronikë e zezë

Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Kamenicë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dje në Kamenicë. E ndaj kësaj policia ka hapur rast për vdekje të dyshimtë.

Sipas policisë një person ka lajmëruar në polici se dhëndri i tij ka vdekur gjersa ishte mysafir tek një person.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Kamenicë 05.02.2022 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi,  është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat