Policia e Kosovës e ka arrestuar një 29 vjeçar, pasi kishte urdhëresë të gjykatës për veprat penale shitblerje të substancave narkotike.
Personi i arrestuar është një 29-vjecar nga Fushë Kosova.
“B. B. mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën Blerje, posedim, shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër për të cilën është i dënuar dy vite e dy muaj”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i kërkuar
Prishtinë, 6 shkurt 2022 – Sot rreth orës 08:30 njësitet policore, të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personi i arrestuar:
-B. B. mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën Blerje, posedim, shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër për të cilën është i dënuar dy vite e dy muaj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar, sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të denimit.