(E plotësuar 20:49) - Personi i cili u plagos sot në Gjakovë, ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj.
“Rreth orës 19:50 viktima ka vdekur në Prishtinë”-tha Xhurkaj.
Më herët mjeku kujdestar në QKUK Ejup Govori, tha se pacienti ishte në gjendje të rëndë.
Govori tha se viktima është sjell pa vetëdije dhe me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit.
“Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ka ardhur pa vetëdije me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit. Personi gjendet në gjendje terminale”.
***
Personi i cili u plagos me armë zjarri gjatë ditës në Shkugëz të Gjakovës është në gjendje të rëndë.
Kështu ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Ejup Govori.
Govori tha se viktima është sjell pa vetëdije dhe me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit.
“Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ka ardhur pa vetëdije me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit. Personi gjendet në gjendje terminale”-tha Govori
***
Një person i moshës 46-vjeçare, është gjetur i plagosur në kokë, nga arma e zjarrit në vendin e quajtur Shkugez.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur se pas orës 13:00, Stacioni policor -Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë.
Pas kësaj informate thotë se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima i moshës 46-vjeçe është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar ne emergjencë.
Gjurkaj thotë se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar ne QKUK në gjendje të rëndë”, tha ai.
Tutje theksoi se deri me tani muk dihen shkaqet e këtij incidenti.
“Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes”, deklari ai.
Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar dhe për rastin kanë filluar hetimet.