Babai dyshohet se dhunoi dy vajzat e tij në Gjakovë

Kronikë e zezë

Babai dyshohet se dhunoi dy vajzat e tij në Gjakovë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 20:56
Ilustrim

Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorit i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna)së bashku me dy vajzat e saja te moshes se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervisten e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njeren vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetren në mënyrë të vazhdueshme (por qe datat e sakta nuk ju kujtohen).

Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtes. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Hetimet ne vijimesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat