​Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Është gjetur i vdekur një person në Prishtinë. Policia ka njoftuar se të hënën viktima është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat