Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Stanofc të Vushtrrisë në një pompë derivatesh mbrëmë rreth orës 21:30.
Duke e kanosur me thikë dhe armë hajnat ia morën 350 euro punëtorit të pompës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Fsh. Stanofc i Epërm, Vushtrri 07.02.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, aty kishin shkuar tre persona të panjohur dhe të maskuar të cilët nën duke e kanosur me një armë dhe një thikë ia kishin grabitur 350 euro para të gatshme dhe më pas me një veturë kishin ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.