Një grua nga Prishtina ka raportuar se burri i saj e keqtrajton atë dhe më pas e ka larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje.
“Prishtinë 07.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e keqtrajton atë dhe e ka larguar nga shtëpia dhe lënë pa përkujdesje”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten.
I dyshuari nuk është takuar ende nga policia dhe rasti po hetohet.
“Viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten. I dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raportin policor.