Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka ngacmuar një grua.
Rastin e ka lajmëruar në polici viktima e rastit.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë