Një burrë nga Shtimja ka vdekur në Qendrën Emergjente Mjekësore, ku shkoi në gjendje të rëndë dhe më pas pranoi tajtim.
Policia njofton se viktima ka ndërruar jetë sa ishte në trajtim dhe lajmin e kanë pranuar nga kjo qendër mjekësore.
“Nga qendra emergjente mjekësore, është pranuar informata se kanë pranuar një person mashkull kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti deri sa ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport.