Nëpër gjyqe që nga adoleshenca, historia e 27 vjeçarit që ka kaluar 8 vite në burgje

Kronikë e zezë

Nëpër gjyqe që nga adoleshenca, historia e 27 vjeçarit që ka kaluar 8 vite në burgje

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:59
Fiton Spahiu

27 vjeçari nga Gjilani, Fiton Spahiu është recidivist i kryerjes së disa veprave penale ndër vite në komunën e Gjilanit. Nga 27 vitet e tij ai I ka kaluar në burg rreth tetë vite si i akuzuar për mbi 10 vepra penale. Ai akuzohet për vjedhje të rënda, lëndime trupore, mbajte në pronësi, kontrollë të armëve, shitje të substancave narkotike, importim e transport të armëve.

I njohur në popull si “Fiton hajni”, ai aktualisht gjendet nën masën e paraburgimit, të caktuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me datë 25.01.2022.

Fiton Spahiu akuzohet për 11 vepra penale që i ka kryer. Këtu, Insadjeri ka përfshirë edhe veprat penale që i ka kryer sa ka qenë i mitur.

Gjykata Themelore e Gjilanit në një përgjigje për insjaderi ka thënë se i pandehuri Fiton Spahiu është një recidivist i kryerjes së disa veprave penale.

Vetëm në departamentin për të mitur ai është gjykuar për  gjashtë vepra penale

                Në Departamentin për të Mitur është gjykuar për vepra penale: 

–              vjedhje e rëndë,

–              vjedhje,

–              grabitje,

–              lëndë i lehtë trupor,

–              mbajtje në pronësi, kontroll të armëve, dhe

–              shitja e substancave narkotike.

Po ashtu në përgjigjen e Gjykatës thuhet se ai është gjykuar edhe nga departamenti i përgjithshëm për dy vepra penale.

                Departamentin e Përgjithshëm është gjykuar për veprat penale: 

–              vjedhje e rëndë dhe

–              vjedhje.

E më pas edhe në departamentin e krimeve të rënda për tri vepra penale.

                Në Departamentin e Krimeve të Rënda është gjykuar për veprat penale:

–              vjedhje e rëndë,

–              importimi, transporti i armëve dhe

–              blerja e shpërndarja e narkotikëve.

Për lëndë të cilat është gjykuar i akuzuari ka vuajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite e 5 (pesë) muaj burgim.

Ndërkohë, Gjykata Themelore tregon se lëndë të pa kryera, e që janë në procedurë ka dy lëndë në Departamentin e Përgjithshëm dhe një lëndë në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku akuzohet për falsifikim të parasë.

Nga problemet e shumta me ligjin, Fiton Spahiu është shpallur disa herë në kërkim nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat