Një tentim grabitje me armë zjarri, ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Prishtinë, ku cak ishte një institucion mikrofinanciar.
Rasti ka ndodhur në rrugën ”Ali Vitia”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia.
Mësohet se në momentin e tentim grabitjes, punëtori është ballafaquar me grabitësin.
Grabitësi ka shtënë për dy herë në drejtim të tij e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes por pa arritur të vidhte diçka.