Tentim grabitje e armatosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentim grabitje e armatosur në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Një tentim grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e të martës në një institucion mikrofinanciar, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ajo tha se i dyshuari ka shtënë me një armë me gaz, duke ikur nga objekti dhe se në këtë rast është lënduar një person, i cili ka pësuar vetëm gërvishje.

“Policia ka dalë në vendin dhe nga hetimi preliminar ka ngritur versionin se nuk është arritur  të kryehet grabitja, ndërkaq i dyshuari në ikje e sipër ka shkrepur armën me gaz dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Lëndime (gërvishje) nga kontakti fizik me të dyshuarin ka pësuar ankuesi”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat