Policia në Kaçanik mbrëmë, pas një informacioni inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet B.B të moshës 64 vjeçare.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Për veprën penale ‘’Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit’’ me dënim burgimi prej tre (3) viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.