Arrestohet një person në Pejë për dhunë ndaj gruas

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë për dhunë ndaj gruas

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Pejë për dhunë ndaj gruas.

Rasti ka ndodhur të hënën në Pejë në orën 23:55.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër  kosovare, bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat