Arrestohet një person në Fushë Kosovë, në lokalin e tij organizoi bixhoz

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, në lokalin e tij organizoi bixhoz

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi në lokalin e tij është zhvilluar aktivitet i  paligjshëm i lojërave të fatit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të martë, më 08.02.2022, rreth orës 21:30 në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi në lokalin e tij gjatë bastisjes janë gjetur pajisje që shërbejnë për lojëra fati (bixhoz) si dhe brenda lokalit ishin katër persona duke luajtur bixhoz.

“Janë konfiskuar pesë kompjuter.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat