Arrestohet 64 vjeçari nga Kaçaniku që dyshohet se trafikoi viktimën për shërbime seksuale

Kronikë e zezë

Arrestohet 64 vjeçari nga Kaçaniku që dyshohet se trafikoi viktimën për shërbime seksuale

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person të moshës 64 vjeçare, i cili ishte në kërkim.

B.B është arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik dhe dyshohet për veprën penale ‘’ Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit ’’.

Po ashtu, i dyshuari për këtë vepër penale është i dënuar me tri vite burgim dhe pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të kërkuarit u bë i mundshëm pas një informacioni të cilin e kanë pranuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat