Njësiti patrullues nga stacioni policor i Kamenicës, në një pikë kontrolli, përderisa e ndaloi një automjet për kontrollë rutinë gjatë kontrollit te pasagjeri në brezin e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë cal 7.65 mm pa fishek.
Në lidhje me këtë rast i dyshuari H. H. (i lindur në vitin 1982) është shoqëruar në stacionin policor ku i njëjti është intervistuar.
Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që të iniciohet kallëzim penal për rastin “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Rasti dërgohet në procedurë të rregullt në gjykatë