Policia në Gjakovë ka arrestuar personin që dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar me të meta psikike.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Dhunim-Gjakovë 06.02.2022 – 19:00. Lidhur me rastin, më 09.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 shkurtit.