Policia ka arrestuar një person në fshatin Obranqë të Podujevës, pasi dyshohet se ka kanosur drejtorin e shkollës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanosja është kryer përmes telefonit.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 09.02.2022 – 17:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes telefonit ka kanosur drejtorin e shkollës viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.