Është arrestuar i dyshuari i cili kishte sulmuar fizikisht një grua më 3 shkurt të këtij viti.
Policia njofton përmes raportit se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me datën 10.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti me datën 03.02.2022 pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej,