Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në një rast në Gjakovë janë arrestuar dy burra dhe një grua për shkak se e sulmuan fizikisht një grua tjetër. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë, 10.02.2022–14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë në Gjilan u arresutua një person pasi e sulmoi fizikisht gruan metë cilën bashkëjetonte. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 09.02.2022-21:30. Me datë 10.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër koovare me të cilin ka bashkëjetuar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.
Edhe në Prishtinë u arrestua një person pasi e sulmoi fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 10.02.2022–03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjetojnë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.