Nje burrë i ka raportuar policisë se një person deri më tani i panjohur i ka dhënë një mi (1000) franga zvicerane për ti konvertuar në euro.
Policia e Kosovës sekuestron 3 mijë franga zvicerane të falsifikuara, njofton gazeta Le Canton27.ch
Rasti i frangave të falsifikuara ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, respektivisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”
Nga ankuesi janë sekuestruar 1×1000 franga zvicerane të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, po ashtu edhe nga dëshmitari janë sekuestruar 2×1000 franga për ekzaminim.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch në Kosovë nuk i kalon vit që polcia në rajon t’mos arrestoj apo t’mos zbuloj monedha të flasifikuar, sidomos franga zvicerane.
Faslfikimi i monedhave zvicerane në Kosovë, nisi para një decenie, kur policia kishte arrestuar dy persona në vitin 2013 në Gjilan pasi tek ta gjetën monedha të falsifikuara.