Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Mitrovicë 54-vjeçarin me inicialet I.M., pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës ”.
Siç njofton policia gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, atij i është gjetur një pistoletë pa leje.
“Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Pas intervistimit, i dyshuari I. M., 54 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.