Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prizren është lënduar deri sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër.
Sipas njoftimit të policisë ai është lënduar në kokë nga një pjesë e një pajisje me të cilën ishte duke punuar.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që rasti po hetohet.