62 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

62 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 08:51
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 24 prej tyre me persona të lënduar kurse 38 tjerë me dëme materiale.

Policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 2 mijë e 285 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Kurse 271 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 21 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat