Janë vjedhur 700 denarë në një kishë në Rinllug.
Një burrë ka treguar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objekt.
“Ranillug 12.02.2022 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin fetar-kishë dhe kanë vjedhur rreth 700 dinarë të Serbisë”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.