(E plotësuar 19.59) - Një person është vrarë në fshatin Grudë të Shkodrës.
Vrasja është shënuar pasditen e sotme rreth orës 19:15 në rrethana ende të paqarta.
Sipas raportimeve të para të policisë viktima është shtetasi Prek Tonaj.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ndërkohë që në vendngjarja ndodhet policia dhe grupi hetimor.
"Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.”- njofton policia.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
***
Ora News, ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku u vra me armë zjarri pasditen e sotme Prek Tonaj.
Ngjarja ndodhi në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërkohë deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Shkodrën.
Siç shihet në video ne vendngjarje ka forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar zonën dhe po merren me hetimin e ngjarjes.
***
Të shtëna me armë zjarr janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Dyshohet se është vrarë një person.
Kështu bëhet e ditur në mediat në Shqipëri.
vijon..