Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Siç bëhet e ditur zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, ndërkohë që nuk ka të lënduar.
“Raportohet se është përfshi nga zjarri shtëpia e ankueses femër kosovare.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia.