Një person dje ka goditur aksidentalisht një tjetër me pushkë ajrore në Rahovec.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Policia nga i dyshuari ka konfiskuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.