Një adoleshent është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në "Don Bosko".
Policia njofton se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.