Dje rreth orës 11:00 një vajzë e mitur ka vdekur e cila tash e tri javë ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Prishtinë, 14.02.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë”, thuhet në raportin e policisë.
Njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima me vendim të prokurorurit është dërguar në IML për obduksion.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.