Policia flet për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Policia flet për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:13
Policia

Në orën 09:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht afër Duhlës.

Nga ky aksident një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se njësitet për menaxhim të autostradës janë duke u marrë me rastin.

“Autostradë, km 45, afër Duhles ka ndodhur vetaksident, një automjet i përfshirë, një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, tha Hoxha.

Policia e Kosovës vazhdimin apelon pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe të mos vozisin shpejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat