Arrestohet një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Podujevë

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale”.

Siç njofton policia gjatë kontrollit në lokalin pronar i të cilit ishte i dyshuari në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 

7 tiketa të ndryshme të bastoreve, 47,40€ para, 4 kompjuter dhe një printer.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat