(E plotësuar) - Lëndohen dy persona në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan
Dy persona janë lënduar në një vetaksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit. Një kombi doli ka dalë nga rruga.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tregoi Ahmeti.
Aksident trafiku te Liqeni i Badovcit
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit.
Një kombi ka dalë nga rruga.
Tashmë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
Ju sjellim fotografi nga ky aksident.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/16/auto_unnamed_11645001967.jpg)