Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.