Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë.
I dyshuari kishte sulmuar seksualisht viktimën femër në autobus dhe për këtë u dërgua në mbajtje.
“Prishtinë 16.02.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në autobus kishte sulmuar seksualisht viktimën femër.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.